Argetim

VIDEO/ Himni i dytë i Italisë…kënga për COVID-19 që po thyen rekord në Youtube: Do t’i shohim yjet prapë… do rilindim

10 milion klikime në vetëm një javë, kënga që po thyen rekord shikimesh në Youtube!
Featured image of article: VIDEO/ Himni i dytë i Italisë…kënga për COVID-19 që po thyen rekord në Youtube: Do t’i shohim yjet prapë… do rilindim Foto ilustruese.

ITALI– Kënga “Rinascero, Rinascerai” e shkruar nga Roby Facchinetti dhe Stefano D’Orazio për Covid-19, tashmë një javë nga publikimi ka mbledhur rekord shikimesh nga e gjithë bota. Vetëm në një javë kënga numëron plot 10 milion klikime.

Çka është më e rëndësishme, kjo këngë që ka prekur zemrat e italianëve dhe më gjërë, do të kontribuojë në spitalin e Bergamos. Të gjitha të ardhurat, madje edhe ato me të drejta të autorit, do të ndahen në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo.

Për më tepër, falë përdoruesve nga e gjithë bota, kënga është përkthyer në disa gjuhë të botës, dhe tashmë tekstin e saj e gjejmë në turqisht, hollandisht, rumanisht, japonisht, kroatisht, polonisht, dhe në gjuhën kineze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shoqata e Bergamo LIS, më në fund ka përkthyer tekstin në disa gjuhë për të sjellë mesazhin e shpresës edhe për ata që nuk mund ta dëgjojnë.

R.L/Dosja.al

Shto Koment