Aktualitet

Hamallaj, fshati që u la të përmbytej se u ‘kursyen’ pompat, pamjet e trishta nga zona ku uji që ka mbuluar gjithçka

Banorët thonë se që prej ndërtimit të një kompleksi turistik në zonë, fshati është përmbytur çdo vit. Problemi nuk qëndron tek Hidrovori, pasi shteti ka investuar duke e rregulluar atë, por tek pompat.

DURRES– Ultësira Perëndimore e Shqipërisë është ende nën ujë, ndërsa banorët e Lezhës, Shkodrës, Vlorës e Durrësit, janë në frikën se natyra do t’i “tradhtojë” sërish dhe reshjet e shiut do të rinisin prapë. Dosja.al pa nga afër situatën në Hamallaj, ku nga rruga e Gjirit të Lalëzit drejt fshatit Hamallaj, e gjithë zona është nën ujë.

Banorët thonë se që prej ndërtimit të një kompleksi turistik në zonë, fshati është përmbytur çdo vit. Problemi nuk qëndron tek Hidrovori, pasi shteti ka investuar duke e rregulluar atë, por tek pompat.

Hidrovori ka 4 pompa në kapacitet, por vetëm 1 ose 2 prej tyre është vënë në punë. 2 pompat e tjera nuk janë vënë në punë prej tri vitesh me frikën se mund të përmbytet kompleksi turistik… dhe kështu me vetëdije, autoritetet kanë lejuar përmbytjen e një zone të tërë për të ruajtur të mirën private.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për më shumë ndiqni pamjet:

(F.g/dosja.al)

Shto Koment