Sport

VIDEO/ Grushte, gola dhe kartona të kuq, spektakël në sfidën Leçe-Kaliari

Joao Pedro shënoi fillimisht për Kaliarin, me penallti në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë, Nainggolan shënoi supergol për të dyfishuar avantazhin.
Featured image of article: VIDEO/ Grushte, gola dhe kartona të kuq, spektakël në sfidën Leçe-Kaliari Sherri mes lojtarëve

ITALI- Tre skena në një fushë të gjelber. Kjo ndodhi në takimin e Seria A mes Leçes dhe Kaliarit në sfidën përmbyllëse të javës së 13-të. Ishte vërtetë një spektakël, u shënuan plot katër gola, po ashtu arbitri nxorri nga xhepi dhe 3 kartona të kuq, pasi një sherri mes futbollistëve.

Joao Pedro shënoi fillimisht për Kaliarin, me penallti në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë, Nainggolan shënoi supergol për të dyfishuar avantazhin. E kur dukej se Leçe e kishte humbur këtë takim, gjyqtari akordoi penallti për vendasit në minutën e 81-të, e cila shndërrohet në gol nga Lapadula.

Gjithashtu nuk munguan as zenkat mes Olsen dhe Lapadula 5 minuta më vonë dhe ndëshkohen me karton të kuq. Futbollistët u përplasën me njëri-tjetrin, ku nuk munguan as grushtet mes tyre.

Por sherri nuk do ishte episod i kësaj sfide, pasi Lecce arriti të barazonte me anë të Calderonit në sekondat e fundit të sfidës.

(R.G. Dosja.al)

Shto Koment