Sport

VIDEO/ Goli i Uzunit nuk çmendi vetëm stafin e Ferencvaros, shikoni si e përjetuan tifozët jashtë stadiumit

Një numër i konsiderueshëm tifozësh ishin mbledhur jashtë stadiumit duke injoruar koronavirusin, teksa menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kanë festuar si të çmendur
Featured image of article: VIDEO/ Goli i Uzunit nuk çmendi vetëm stafin e Ferencvaros, shikoni si e përjetuan tifozët jashtë stadiumit Tifozët e Ferencvaros

HUNGARI-Skuadra e Ferencvaros ja doli të kualifikohej për në turin tjetër të Champions League duke marrë një fitore me shifrat 2-1 ndaj Dinamo Zagreb. Goli i Uzunit rezultoi i rëndësishëm për fatet e hungarezëve të cilët e shohin vetëm 1 hap larg grupet e Championsit.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh ishin mbledhur jashtë stadiumit duke injoruar koronavirusin, teksa menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kanë festuar si të çmendur këtë kualifikim historik. Goli i futbollistit shqiptar bëri me krahë tifozët. Për më tepër ndiqni videon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment