Virale

VIDEO/ Gjuzi “braktis” Kuvendin dhe harbohet rrugëve me makinë… sfidon Policinë e Shtetit dhe kërcënon Ramën: Do e fus në burg… Ambasadore si je? Je lodhur, je mërzitur?

Gjuzi ka frikë të shkojë në Kuvend bashkë me kolegët e tij deputetët që prej javësh kanë ndërprerë punën në sallë, por jo aktivitetin jashtë saj.

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi është një nga personazhet më interesante të parlamentit shqiptar. Gjuzi ka frikë të shkojë në Kuvend bashkë me kolegët e tij deputetët që prej javësh kanë ndërprerë punën në sallë, por jo aktivitetin. Kështu, jo më larg se dje, Gjuzi është shfaqur në video duke folur në telefon, paralelisht duke i dhënë makinës, (një akt ky i palejuar nga Policia).

Ai hap telefonin e tij, “Vertu”, dhe flet me një grua të cilës i referohet si ambasadore.  “Ambasadore si të kam? Je lodhur je mërzitur? Po ja, ecim nga pak. Po po, ka familje që janë ndarë, një andej një këtej duhen bashkuar”. , dëgjohet Gjuzi në video.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as komentet poshtë postimit. Miqtë e tij, i vënë në dukje Gjuzit se po i jep makinës duke folur në telefon. Këtu vjen edhe “kërcënimi” i Gjuzit, i cili thotë se kryeministrin Edi Rama, do e fusë në burg se ka shkelur Kushtetutën.

Komentet tek faqja e Gjuzit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këto kushte, gjersa Gjuzi dhe shumë të tjerë livadhisin lirshëm nëpër rrugët e Tiranës, pse nuk shkojnë edhe në punë?

(F.g./dosja.al)

Shto Koment