ArgetimVirale

VIDEO/ “Gjumë të ëmbël o diell”, Ilir Beqaj flet me YJET, postimi i pakuptueshëm i ish-ministrit në rrjetet sociale…

Me këto ritme, ku një prej socialistëve ka nisur të komunikojë me universin, mendojmë se rruga për mandatin e tretë tashmë është e shtruar.
Featured image of article: VIDEO/ “Gjumë të ëmbël o diell”, Ilir Beqaj flet me YJET, postimi i pakuptueshëm i ish-ministrit në rrjetet sociale… Ilir Beqja, pamje nga perendimi
Përditësuar:

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka nisur të komunikojë me universin. Kushdo që mendon se kjo është një shaka nga keqdashësit e ka shumë gabim. Vetë ish-ministri ka publikuar një faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihet perëndimi i diellit buzë detit. Videoja në vetvete është shumë e zakonshme.

Habia është tek përshkrimi bashkëngjitur pamjeve. “Gjumë të ëmbël o diell! Mirëupafshim nesër në mëngjes!”, shkruan Beqaj, një frazë e përdorur rëndomë mes dy të dashuruarve.

Do të donim të mendonim se bëhet fjalë për një epitet, por në rastin konkret, “O diell” është përdorur drejtpërdrejtë për diellin.

Me këto ritme, ku një prej socialistëve ka nisur të komunikojë me universin, mendojmë se rruga për mandatin e tretë tashmë është e shtruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbështetjen hapësinore, PS me siguri e merr nga Beqaj, pasi demokratët nuk kanë të tilla lidhje. Dështoi Ferdinand Xhaferraj me premtimin për të rregulluar cilësinë e diellit, por Beqaj duket se ka ecur më tej.

POSTIMI I PLOTE:

(F.g/dosja.al)

Shto Koment