Aktualitet

VIDEO/ Gjeneral Lleshi dorëzohet para Salillarit, masakra mjedisore në lumin Mat vazhdon, Ndue Kola dhe biznesmeni i preferuar i Ramës nxjerrin inerte nga shtretërit e lumenjve

Gjenerali pa grada është zotuar se kjo është një nga detyrat më të rëndësishme të një patrioti dhe atdhedashësi.
Featured image of article: VIDEO/ Gjeneral Lleshi dorëzohet para Salillarit, masakra mjedisore në lumin Mat vazhdon, Ndue Kola dhe biznesmeni i preferuar i Ramës nxjerrin inerte nga shtretërit e lumenjve Gërryerja e lumit

MAT- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar se e ka marrë seriozisht ruajtjen e mjedisit nga shkatërrimtarët, nga uzurpatorët e përfituesit. Gjenerali pa grada është zotuar se kjo është një nga detyrat më të rëndësishme të një patrioti dhe atdhedashësi.

Kështu mendojmë edhe ne. Madje për t’ja lehtësuar punën autoriteteve kemi denoncuar dhjetra raste sesi biznesmenë të afërt me qeverinë kanë shkatërruar pasurinë publike, për të mbushur xhepat.

I tillë është edhe rasti i lumit Mat. Pasuri natyrore e banorëve dhe e gjithë shqiptarëve po ndahet në copa nga dy biznesmenë që i kanë ngulur “dhëmbët” për të nxjerrë ato që duan. Siç shihet për të disatën herë në pamjet e siguruara nga Dosja.al, fadromat vazhdojnë të nxjerrin inerte duke shkatërruar shtratin e lumit e duke rrezikuar përmbytjen e fshatrave përreth në dimër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zëri i banorëve nuk dëgjohet, ndërsa ministri është dorëzuar përballë Pëllumb Salillarit dhe Ndue Kolës. Po ky është patriotizëm z. gjeneral? Për më shumë ndiqni pamjet pa koment:

(Dosja.al)

Shto Koment