Sport

VIDEO/ Gjashtë ndeshje pa fitore! “San Siro” kthehet në tabu për Milanin, Sampdoria me 10 lojtarë i bën…

Ka shkuar në 6 numri i ndeshjeve pa fitore për Milanin në “San Siro” ku e fundit është me Crotonen 2 muaj më parë në atë fitore 4-0.
Featured image of article: VIDEO/ Gjashtë ndeshje pa fitore! “San Siro” kthehet në tabu për Milanin, Sampdoria me 10 lojtarë i bën… Skuadra e Milanit

MILANO- Stadiumi “San  Siro” po kthehet në mallkim për Milanin. Kundër Sampdorias kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se 1-1 duke çuar dëm mundësinë që të shkurtojë diferencën me Interin e vendit të parë. Në pjesën e parë asnjë nga skuadrat nuk arriti të shënojë.Në minutën e 57-të ndodhi edhe surpriza e madhe, Theo Hernandez gabon duke i servirur Quaglliarellas asistin e golit të 0-1, me sulmuesin veteran që përfitoi nga dalja e Donnarummës duke e mposhtur me një parabol.

Por festa e skuadrës së Ranierit zgjati pak sepse vetëm disa sekonda më vonë Sampi mbeti me 10 lojtarë pasi portugezi Adrien Silva mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë dorianët në inferioritet numerik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në minutën e 87-të Milan do të barazonte me Hauge, por që realzimi i sulmuesit nuk është se ndihmoi Milanin të dilte nga kjo ndeshje me tre pikë. Ka shkuar në 6 numri i ndeshjeve pa fitore për Milanin në “San Siro” ku e fundit është me Crotonen 2 muaj më parë në atë fitore 4-0.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment