Aktualitet

VIDEO/ Gara me kuaj, valle dhe aktivitete, Safet Gjici ‘tërbon’ Kukësin në kulmin e pandemisë së Covid-19 dhe hap turizmin malor: Njerëzit nuk njohin maska dhe distancë sociale

VIDEO
Kjo datë në Kukës konsiderohet si dita e Bjeshkëve të Bushtricës. Duke qenë se Gjici ka shtruar edhe rrugën që të ngjit deri tek Bjeshkët e Bushtricës, e ka konsideruar të arsyeshme që të mbledhë të madh e të vogël, për të festuar.
Featured image of article: VIDEO/ Gara me kuaj, valle dhe aktivitete, Safet Gjici ‘tërbon’ Kukësin në kulmin e pandemisë së Covid-19 dhe hap turizmin malor: Njerëzit nuk njohin maska dhe distancë sociale Safet Gjici dhe foto nga evenimenti
Përditësuar:

KUKËS– Ndërkohë që shifrat e të orekurve nga Covid-19 sa vijën e shtohen, Kukësi është bërë ‘një’ në kuptimin e parë të fjalës. Pasditen e sotme, në një event të organizuar nga vetë kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i gjithë Kukësi dhe banorët e fshtrave përreth janë mbledhur për të festuar 11-korrikun.

Kjo datë në Kukës konsiderohet si dita e Bjeshkëve të Bushtricës. Duke qenë se Gjici ka shtruar edhe rrugën që të ngjit deri tek Bjeshkët e Bushtricës, e ka konsideruar të arsyeshme që të mbledhë të madh e të vogël, për të festuar.

Siç shihet edhe nga videot e publikuara nga faqja e Dosja.al, njerëzit kanë qenë aq ngjitur me njëri-tjetyrin, dhe maskën e distancën sociale, nuk e kanë konsideruar aspak.

Dosja.al mëson se në këtë panair, me muzikë dhe gara memkauj, diçka tradicionale në Kukës, kanë qenë pjesëmarrës edhe qytetarë nga Tirana.

Pjesë kanë marrë edhe këngëtarët Nexhip Dida dhe Kujdesi Muçmata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ditën e sotme, kryeplaku i fshatit Shkinak, Florim Lushi, u shoqërua në polici, pasi ka kundërshtuar zhvillimin e një aktiviteti në Bjeshkët e Çajës. Për këtë arsye, banorët e fshatit Shkinak kanë dalë në protestë para komisariatit të policies dhe kërkonin lirimin e tij.

Mali i Gjallicës, në 2000 metra lartësi u përfshinë në një zjarr masiv, që u shua me mjete rrethanore. Kjo pasi, pavarësisht thirrjes, askush nuk ofroi ndihmë nga ajri që të shpëtonte pishat që u bënë shkrumb e hi.

Por, në rast se bëhet fjalë për organizime masive të këtij lloji, autoritetet vendase janë të gatshme. Pavarësisht kësaj, është vërtetë koha e duhur për të pasur organizime të tilla, për të festuar në këtë formë?

Atëherë, përse çdo ditë, mjekë, ministra e vetë qeveria bën thirrje për distancim social?

(f.m/dosja.al)

Shto Koment