Politike

VIDEO-GALLATA/ Safet Gjici bën të pabërën gjatë betimit, s’çohet dot nga karrigia: Do ndëshkojmë Kukësin!

Gafat e Safet Gjicit, dje gjatë betimit. Kryebashkiaku i ri i Kukësit harron të ngrihet nga karrigia për të bërë betimin.

KUKËS-Safet Gjici është njeriu që do të drejtojë bashkinë e Kukësit për 4 vitet e ardhshme.

Ditën e djeshme, në ambientet e prefekturës është bërë betimi, ku nuk ka kaluar pa probleme.

Fillimisht, Gjici nuk çohej nga karrigia për të bërë betimin, teksa detyrohet prefektja e qytetit që t’i kujtojë të ngrihet. Sërish Gjici, nuk e kupton dhe salla shpërthen në të qeshura.

Pas këtij momenti të sikletshëm, Gjici ulet sërish, dhe në fund të fjalës së tij përshëndetëse bën një gafë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryetari i ri i Bashkisë u shpreh:Jemi zgjedhur më 30 qershor për të ndëshkuar Kukësin, prandaj le t’i futemi punës.

Për më shumë ndiqni pamjet:

(F.g/dosja.al)

Shto Koment