Politike

GALLATA e ligjvënësve/ Klosi: Unë i shkreti u torturova… pse më refuzon?! Beqja i thur elozhe: Je i vetmi që na begenis… deputeti tjetër kërkon drekë “QYL” nga ministri (BATUTAT)

Ministri Blendi Klosi raportoi në këtë komision, megjithëse nuk iu dha përgjigje disa shqetësimeve në lidhje me pandeminë COVID-19, me rastet e ushqimit bufe, me masat që nuk zbatohen, pati kohë të bënte batuta me kolegët.

TIRANË- Deputetët dhe ministrat tanë janë tejet të ngarkuar. Punë, halle, probleme kanë ngelur në dorën e tyre, dhe ne fatlumët rrimë e presim. Shfaqje nga më të ndryshmet na dalin përditë, njësoj si skena që pamë sot në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Ministri Blendi Klosi raportoi në këtë komision, megjithëse nuk iu dha përgjigje disa shqetësimeve në lidhje me pandeminë COVID-19, me rastet e ushqimit bufe, me masat që nuk zbatohen, me turistët që kthehen pas në rrugëtimin e tyre, pati kohë të bënte batuta me kolegët. Ish-ministri Ilir Beqaj e falenderoi për begenisjen, ndërsa një tjetër kërkoi drekë qyl.

Batutën po e sjellim të zbardhur si më poshtë: 

Ilir Beqaj: Së pari besoj se të gjithë kolegët do të jenë dakord me mua, që të falenderojmë veçanërisht ministrin Klosi, që është i vetmi që e begenis komisionin tonë.

Një nga deputetët: Mirë, po drekën se ka dhënë hala.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ilir Beqaj: Po nuk lejohet të shkosh në restorant o burrë!

Blendi Klosi: Unë i shkreti u torturova, s’kuptoj pse më refuzon.

Biseda e ngrohtë u ndërpre nga deputeti Kujtim Gjuzi, i cili më serioz nga të tjerët, kërkoi diskutim për problematikat e sezonit turistik e jo për drekat e darkat. Por edhe kjo nuk zgjati shumë, pasi sapo Halit Valteri hyri në linjë, Ilir Beqaj, që duket se kishte lënë ditën e qokave sot në komision, ndërhyri duke thënë: Kujtim, o Kujtim ndërprite pak fjalën se pashë që hyri Haliti, ta urojmë pak për vajzën. Me jetë të gjatë!

Për më shumë ndiqni pamjet: 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment