Bota

VIDEO/ Foshnja bie në rrënoja dhe vdes! Në përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar motrën e vogël, 5-vjeçarja siriane shikon tmerr me sy

Një moment i tmerrshëm teksa motra 5-vjeçare tenton të shpëtojë motrën e saj të vogël nga rrënojat e bombardimeve në Siri ka pushtuar rrjetin.
Featured image of article: VIDEO/ Foshnja bie në rrënoja dhe vdes! Në përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar motrën e vogël, 5-vjeçarja siriane shikon tmerr me sy Momente kur 5-vjeçarja tenton të shpëtojë motrën e vogël.

SIRI -Një vajzë pesëvjeçare u përpoq të shpëtonte motrën e saj të vogël, duke u kapur nga bluza e saj, ndërsa ajo doli nga një ndërtesë e shkatërruar në Siri.

Momenti i tmerrshëm kur vajza 5-vjeçare siriane del nga rrënojat e një ndërtese të bombarduar dhe mundohet dëshpërimisht të ndihmojë motrën e saj të vogël nga vdekja ndërsa e shtrengon fort nga bluza, ka pushtuar rrjetin. Por, pavarësisht se ajo u mundua shumë, gjithçka mori fund, pasi vajza e vogël rrinte pezull mbi traversë, në një moment është lëshuar dukë pësuar vdekjen tragjike.

Vajza 5-vjeçare, Riham është parë duke kapur rrobat e motrës së saj  foshnje, në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur që ajo të binte në humnerën e bombarduar.

Fotot tronditëse tregojnë momentin që ajo luftoi për të mbajtur të ndjerën, motrën e saj Tuqa, teksa rrinte pezull mbi një traversë.

Motra tjetër e vajzës ishte gjithashtu e bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së rrëzuar pas një sulmi ajror në Ariha, perëndim Idlib, nga forcat ruse apo siriane ditën e djeshme.

Babai Amjad al-Abdullah shikoi me tmerr në sy të gjithë situatën duke mos pasur mundësi të bënte asgjë pasi ishte i bllokuar nën rrënoja.

Burimi: Daily Mail

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment