Sport

VIDEO/ Festa e tifozëve rezultoi energji në këmbët e lojtarëve, Inter “dërrmon” Sampdorian

Zikaltrit shpërthyen në festën zyrtare të titullit kampion, të cilin e fituan 4 javë para fundit të kampionatit.
Featured image of article: VIDEO/ Festa e tifozëve rezultoi energji në këmbët e lojtarëve, Inter “dërrmon” Sampdorian Inter

ITALI-Në javën e 35-të të Serisë A, Inter fiton me shifrat 5-1 ndaj Sampdorias. Pasi u shpall zyrtarisht kampion, me tifozët që pritën si heronj lojtarët dhe stafin, zikaltërit e kthyen ndeshjen ndaj dorianëve si një lojë fëmijësh. Në minutën e 5-të Inter do të kalonte në avantazh me anë të Gagliardinit, ndërsa më pas ishte Alexis Sanchez që shënoi dy herë në portën e dorianëve, teksa në mes të golave të kilenit, dërgoi topin në rrjetën e Handanovic edhe Keita Balde për miqtë.

Në pjesën e dytë pati kohë për të luajtur të tjerë lojtarë që kanë prekur pak ose aspak fushën e lojës gjatë sezonit, si portieri Radu, që mbajti portën të paprekur deri në fund, apo sulmuesi Pinamonti, që shënoi edhe golin e katërt të zikaltërve, pas një asisti të Barella.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rezultatin e vulosi Lautaro Martinez, që ekzekutoi saktë një penallti, ndërsa deri në fund nuk pati asnjë moment për t’u shënuar dhe pas vërshëllimës finale të arbitrit, zikaltrit shpërthyen në festën zyrtare të titullit kampion, të cilin e fituan 4 javë para fundit të kampionatit.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment