Showbiz

VIDEO/ “Faleminderit shoku Edi Rama, jeni shumë të shpifur”, Rezart Veleshnja reagon ashpër ndaj qeverisë

Rezart Veleshnja nga pushimet e tij në Spille, ka komentuar ashpër qeverinë dhe poicinë ndaj gjobave që po vënë tek bizenset në plazh.
Featured image of article: VIDEO/ “Faleminderit shoku Edi Rama, jeni shumë të shpifur”, Rezart Veleshnja reagon ashpër ndaj qeverisë Rezart Veleshnja

SPILLE-   Aktori i humorit Rezart Veleshnja gjatë kohës që ka qenë me pushime në plazhin e Spilles, përmes disa videove të publikuara në rrjet sociale ka komentuar ashpër autoritetet e  tatimeve gjatë periudhës së verës tek bizneset.

Ai është shprehur se Policia e Shtetit vjen nga momenti në moment për të vënë gjoba. Aktori më pas shprehet se edhe paratë e marra nag bizneset nuk po i investojnë për shtetin, duek përmendur se nuk ka as rrugë të shtruara as mirëmbaje të plazheve.

Ja kam ardhur në Spille, po ça pushimesh mo vlla po nuk ngeli polici pa ardhur, jeni kthyer në gjobvënësa mo, jeni kthyer në banda pa maska, lëreni mo biznesin se e shkatërruat. Ose hajde 6 muaj më para dua këtë këtë, para se të vijë vera, po ça jeni duke bërë mo, i mbytët nuk ngëli biznes pa na treguar hallet. Po mirë nga rruga që vijnë këto tatimorët, se kanë një rrugë këto nga vijnë kur mbledhin lekët, pse nuk i shtrojnë rrugët këto. Po sperkatjen për mushkojnat pse nuk e bëjnë, nëse merr diku edhe jep diku. Nuk hamë bukë kot, njerëzit janë të ndërgjeshëm, se kujtojnë se ja fusin qyetarit, mbaron ky shtet për të na mbrojtur ne dhe duhet të themi: “Faleminderit shoku Edi Rama që na mbroni ne! Jeni shumë të shplarë, e di gjithë populli këtë, jeni shumë të shpifur, kujtoni së bëni propagandë duke thënë që është turp që popullit t’ia fusni. Kujtoni se ngrihet populli dhe e ha! Rregulloni rrugën një herë nga vini, këto gjobvënësat që vijnë të vjelin taksa, të rregullojnë rrugën një herë.”- shprehet Rezarti.

A.C/Dosja.al

Shto Koment