Showbiz

VIDEO/ Iu fut politikës me Partinë Socialiste! Erion Isai bën deklaratë të fortë: Nuk merrem më me aktrim

Ndërkohë, ai i është përkushtuar plotësisht detyrës së re, duke u shkëputur nga teatri apo televizioni. Ndërsa, i ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, ai ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se nuk do të punojë më kurrë si aktor. Gjithashtu ai ka shtuar se ndoshta në të ardhme do të punojë si regjisor ose si skenarist, por jo si aktor.
Featured image of article: VIDEO/ Iu fut politikës me Partinë Socialiste! Erion Isai bën deklaratë të fortë: Nuk merrem më me aktrim Erion Isai

TIRANË-Erion Isai vitin e kaluar u zgjodh si kryetar Bashkie i Kolonjës dhe në këtë mënyrë ai vendosi të zhvendosej bashkë me familjen nga Tirana drejt qytetit që drejton.

Ndërkohë, ai i është përkushtuar plotësisht detyrës së re, duke u shkëputur nga teatri apo televizioni. Ndërsa, i ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, ai ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se nuk do të punojë më kurrë si aktor. Gjithashtu ai ka shtuar se ndoshta në të ardhme do të punojë si regjisor ose si skenarist, por jo si aktor.

“Unë kam marrë një vendim me veten. Jetës si aktor nuk besoj se do t’i kthehem. Do merrem me skenar, me regji, me televizion patjetër, por jetës si aktor nuk i kthehem,”-u shpreh Erioni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkë me të ishte i ftuar edhe Bes Kallaku dhe tre aktorët diskutuan nëse e ndjejnë mungesën e “Be Caffee”, emisionin që drejtonin së bashku. Ata të tre u shprehën se ju mungon vërtetë si spektakël, por nga përgjigja që morën nga Erioni i humbën shpresat se mund t’i rikthehen sërish.

“Ne do kthehemi bashkë sa herë të doni ju të punojmë, por vetë si aktor më jo,“-përfundoi Erioni.

Video e plotë: 

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Një Koment në “VIDEO/ Iu fut politikës me Partinë Socialiste! Erion Isai bën deklaratë të fortë: Nuk merrem më me aktrim

  1. O Iso mere Ramen nje nate ne shpi , do behesh me nje vella ZAHO Isai

Shto Koment