Showbiz

VIDEO/ ‘Fustan dhe atlete’, Enca është gati për dasmën: Mund të ndodh shumë shpejt

Enca Haxhia flet për planet e dasmës, ka gati tre fustanet dhe atletet, po burri vallë?
Featured image of article: VIDEO/ ‘Fustan dhe atlete’, Enca është gati për dasmën: Mund të ndodh shumë shpejt Enca Haxhia.

Në këtë puntatë të “Jo vetëm modë”, Enca Haxhia i ka thënë të gjitha. Ajo deklaroi për herë të parë  se nuk është çudi që ajo të bëhet nuse së shpejti.

Këngëtarja foli për fustanet që ka menduar të vesh dhe sipas saj do të jenë 3.

“Pse ju duket kaq e pabesueshme që unë të jem nuse. Unë madje mezi po pres. Do të bëhem nuse një ditë”,-u shpreh këngëtarja.

Ajo më pas tha se ka menduar që fustani i parë të jetë madheshtor dhe do ta veshë me atlete.

I dyti do të jetë një jumpsuit pas trupit, dhe i treti, kur të largohen njerëzit e largët dhe të mbeten vetëm të afërmit, do të jetë një fustan i rehatshëm për të bërë qejf.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

Sot 17:20 @jovetemmode

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on

L.K/Dosja.al

Shto Koment