ArgetimBota

VIDEO/ Emocionuese! Infermierja në Kili luan me violinë për pacientët e prekur nga koronavirusi

Damaris Silva, infermierja që ka zgjedhur një mënyrë të veçantë argëtimi, çdo ditë luan në violinë për pacientët me COVID-19
Featured image of article: VIDEO/ Emocionuese! Infermierja në Kili luan me violinë për pacientët e prekur nga koronavirusi Infermierja qe luan me violine

KILI- Damaris Silva është një infermiere 26-vjeçare nga Kili, që pavarësisht punës së palodhur që i është dashur të ofrojë gjatë periudhës së Covid-19, ajo ka zgjedhur dhe një mënyrë argëtuese për veten, kolegët dhe për pacientët e sëmurë. 

Pas mbarimit të punës, mediat vendase raportojnë se ajo luan në violinë për kolegët ë saj dhe për pacientët, duke iu ofruar kështu qetësi dhe paqe në klinikën e personave të shtruar më COVID-19 në qytetin e Santiagos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Silva shihet në video teksa ecën nëpër korridoret e pavionit me violinë duke intepretuar disa nga këngët më të bukura të Amerikës Latine. Kështu ajo qetëson pacientët të cilët ia kthejnë me duartrokitje.

(k.a;f.g/dosja.al)

Shto Koment