Aktualitet

VIDEO- EKSKLUZIVE/ “Na kanë mbyll në çmendinë”, dalin pozitivë me Covid-19, shqiptarët i izolojnë për 14 ditë në një ‘ambient burgu’ në Maltë, krevatët dhe gjithçka është e ndotur

Siç tregojnë edhe vetë shqiptarët për Dosja.al, ata kanë qenë në Maltë me kontratë punë dhe janë nisur për tu kthyer në vendin e tyre. Por kur iu është bërë testi i Covid-19, kanë rezultuar pozitiv dhe i kanë izoluar në një ambient që për ta është një çmendinë.
Featured image of article: VIDEO- EKSKLUZIVE/ “Na kanë mbyll në çmendinë”, dalin pozitivë me Covid-19, shqiptarët i izolojnë për 14 ditë në një ‘ambient burgu’ në Maltë, krevatët dhe gjithçka është e ndotur Një nga shqiptarët dhe vendi ku qëndrojnë

MALTË– Një grup shqiptarësh kanë mbetur të izoluar në një godinë që i ngjan një burgu. Shqiptarët kanë dërguar një video në redaksinë e Dosja.al ku tregojnë se janë mbyllur në këtë godinë në Maltë, pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Siç tregojnë edhe vetë shqiptarët për Dosja.al, ata kanë qenë në Maltë me kontratë punë dhe janë nisur për tu kthyer në vendin e tyre. Por kur iu është bërë testi i Covid-19, kanë rezultuar pozitiv dhe i kanë izoluar në një ambient që për ta është një çmendinë. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Dosja.al, vendi është tërësisht i ndotur, krevatët, gjithashtu të ndotur, për të mos folur më pas për tualetet.

“Na kanë sjellë këtu, është si burg. Ja shikoni është si një çmendinë, do rrimë 14 ditë këtu, na kanë izoluar. Duhet të bëjmë diçka duhet ta bëjmë të madhe, sepse shikoni ku na kanë sjellë. Shikoni çfarë vendi dhe çfarë kushtesh,”- dëgjohet të thotë një prej shqiptarëve në video.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse nuk do të ndërhyhet, këta shqiptarë do të qëndrojnë për 14 ditë të tëra, në një ambient që nuk është aspak higjienik për ta dhe rrezikojnë të kenë pasoja shumë më të rënda sesa ato që lë vetë Covid-19.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment