Aktualitet

VIDEO/ Efektivët shkojnë të ngrenë Kastriot Çipin nga lokali, regjisori përballet me ta teksa pi birra: Nuk çohem, më tregoni urdhrin! Policët: Mbylle telefonin, mos bëj show

Ndër të tjera, regjisori vë re se efektivët nuk kishin as numra identifikimi.
Featured image of article: VIDEO/ Efektivët shkojnë të ngrenë Kastriot Çipin nga lokali, regjisori përballet me ta teksa pi birra: Nuk çohem, më tregoni urdhrin! Policët: Mbylle telefonin, mos bëj show Kastriot Çipi dhe efektivët
Përditësuar:

TIRANË– Regjisori Kastriot Çipi ka filmuar efektivët e policisë që ditën e sotme i kanë shkuar ta ngrenë nga tavolina ku po pinte birra me një mikun e tij.

Me telefon në dorë, Çipi u kërkon efektivëve që para kamerave t’i tregojnë vendimin e qevrisë, kopjen e urdhrit apo të ligjit që i ndalon atij të pijë kafe, dhe vetëm atëherë, premton që do të ngrihet nga tavolina.

Ndër të tjera, regjisori vë re se efektivët nuk kishin as numra identifikimi.

“Ja pra që ka zgjidhje! Dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë. Mjafton t’i kërkoni policëve t’ju tregojnë kopjen e urdhrit, vendimit të qeverisë apo ligjit, që ju ndalon të pini kafe në lokal dhe ata zbythen,”– shkruan ai krah videos ku dëgjohet që debaton me efektivët. 

Pjesë nga debati:

Çipi: Pse erdhe? Që na the të çohemi nga tavolina?

Efektivi: Hiqe atë telefon….

Çipi: Jo nuk e heq telefon. Zotëri ti pa emër dhe pa numër identifikimi nuk më ngre dot nga lokali

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Efektivi: Akti normativ…

Çipi: Ku bazoheni? Ju vini si përfaqësuesi i ligjit, por ne nuk veprojmë me urdhëra Facebook-u. Ma tregoni urdhërin pra. 

Efektivi: Po s’ta sjell dot aty në tavolinë unë ty. Hajde tani mos bëj show.

Çipi: Po s’është puna për show, unë bëj dhe rri si të më dojë qejfi se jam qytetar i lirë.

E shtuna dhe e diela janë të kufizuara për daljet në gjashtë zonat e kuqe në Shqipëri. Të shtunën lejohet që të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë, ndërsa e diela është në izolim total. Siç duket, pavarësisht këtyre rregullave, regjisori Kastriot Çipi e ka gjetur një lokal për të konsumuar birra. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment