Virale

VIDEO/’Edi Rama, ku s’të ka shkuar fama’, mjeshtri i këngës Golik Jaupi del nga spitali, i rikthehet isos labe

Kur ishte sëmurë, Goliku i dedikoi edhe një këngë kryeministrit Edi Rama, pasi doli nga spitali për t'ju bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. 

Mjeshtri i këngës labe, Golik Jaupi e ka marrë veten pas operacionit që iu nënshtrua në muajin qershor.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Goliku shfaqet i rrethuar nga disa miq të tij të veshur me kostume popullore teksa ia ka marrë isos labe dhe këndon për gëzimin dhe harenë e jugut.

Kur ishte sëmurë, Goliku i dedikoi edhe një këngë kryeministrit Edi Rama, pasi doli nga spitali për t’ju bashkuar fushatës së Partisë Socialiste.

“Mirë se erdhe Edi Rama

Ku nuk të ka shkuar fama

Në Amerikë të Obama

Ti je burrë që s’do reklama

Sot kjo kala me bedena, të thotë mirë se erdhe Tepelena.

Po të pyec popullsinë

Thonë të gjithë duam Edvinë”-thoshte Goliku në këngën e tij për Ramën. 

Për më shumë ndiqni këngën e Golikut pas daljes nga spitali.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment