Aktualitet

Video/ “Ec me mua thashë”, civilët marrin me forcë qytetarin në mes të Tiranës, burri ulëret dhe mbledh njerëzit në shesh: O popull, më ndihmoni! Kush je ti more?

Qytetari kundërshton pasi thotë se ata nuk janë me uniformë dhe se ai nuk ka se si ta dijë që dy personat në fjalë janë policë, dhe nuk pranon të shkojë me të.
Përditësuar:

TIRANË– Një qytetar është ndaluar me forcë nga efektivët e policisë në mes të sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Në videon e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shihet se si dy civilë, me trup të bëshëm ndalojnë në mes të sheshit qytetarin dhe i thonë që duhet të shkojë me ta.

Qytetari kundërshton pasi thotë se ata nuk janë me uniformë dhe se ai nuk ka se si ta dijë që dy personat në fjalë janë policë, dhe nuk pranon të shkojë me të.

Qytetari në fjalë fillon të bërtasë dhe mbledh dhjetëra njerëz rreth tij, teksa ngjitet në një stendë pej druri në qendër të Tiranës dhe u kërkon dy personave që mos ta prekin.

Ku e ke shenjën ti more që je polic? Ku e ke o dhunues i kushtetuës?”- dëgjohet teksa thotë ai në video.

Nërkohë që dy civilët fillojnë ta tërheqin nga krahu dhe i thonë: Ec me mua ore, të thashë. Ec më mua! Bashkë do shihemi në Gjykatë me gjithë këto që ke thënë ti këtu!

Buri vazhdon të bërtasë dhe të kundërshtojë arrestimin e tij, ndërkohë që qytëetarët i dalin në mbrojtje.

Pse s’ja tregon distiktivin që je polic? Policia Bashkiake nuk arreston njeri!”- thotë një në video.

Ndërkohë që një tjetër këmbëngul që duhet t’i thonë qytetarit në video se çfarë ligji ka shkelur.

Tregoji çfarë ligji ka shkelur, e ke për detyrë,”– thotë tjetri.

“E di unë atë,”- thotë njëri nga civilët.

Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit. Në video nuk kuptohet mirë arsyeja që ka shtyrë civilët të ndalojnë qytetarin dhe nuk dimë të themi momentin se kur është filmuar.

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment