LIVE UPDATES
Politike

Video e udhëtimit me helikopter që Olta Xhaçka nuk e shpjegon dot

29 Nëntor 2020, 20:51 Nga DOSJA
Video e udhëtimit me helikopter që Olta Xhaçka nuk e shpjegon

Prej një jave tashmë, Partia Demokratike akuzon Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se për takimet e fushatës elektorale në Dibër ka përdorur helikopterin e ushtrisë. Një video u publikua fillimisht nga ish shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ish deputet i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi në datën 22 Nëntor, ku duket helikopteri i Forcave të Armatosura gati për fluturim në një zonë, ku duken dy godina të rrënuara.

Kamera filmon helikopterin që është gati të ngrihet në fluturim. Më pas afrohet një makinë nga ku zbret Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga stafi i saj. Ministrja hipën në helikopter për të nisur udhëtimin, që sipas Gjunkshit ka si qëllim transportin nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas të Olta Xhaçkës për aktivitetet elektorale.

Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes që nga viti 2017 e ka mohuar këtë version të opozitës. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes shkruhet se “as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët”.

Ministria sqaron se “helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem”. (Njoftimi i plotë KëTU)

Njoftimi shoqërohet nga një varg epitetesh ndaj Xhemal Gjunkshit të cilit i përmendet “karakteri” dhe “bëmat” si “një ish-ushtarak i diskretituar”. Gjuha e përdorur i jep ministrisë nuancat vjollcë të selisë së PS-së, kur vazhdon: Në kohën e të cilit (Xhemal Gjunkshit) vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e Wikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan.

Opozita nuk e la me kaq, por vazhdoi të kërkojë shpjegime për përdorimin e helikopterëve të ushtrisë. Sipas deputetëve të PD-së, Ministrja e Mbrojtjes ka qenë edhe në këtë takim për punimet e kanalizimeve nga Bashkia në Burrel, ditën kur është filmuar duke udhëtuar me helikopterin e ushtrisë. Fotot më poshtë janë publikuar në profilin e Ministres Xhaçka në 16 Nëntor.

Një përgjigje e dytë erdhi përmes Petro Koçit, që mban detyrën e zv.Ministrit të Mbrojtjes. Edhe ky siguron se: Helikopterët e FA nuk janë përdorur kurrë që nga viti 2013 e deri më sot, as nga ministri, as nga zëvendësministri, e as nga askush tjetër për fushatë!Petro Koçi kujtoi se nuk është hera e parë që opozita lëshon akuza të paqena dhe duke kujtuar rastin e dy pilotëve që ranë dëshmorë në Shkodër.

“Kjo është partia që s’ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura. Parti e paparë për intrigë e babale. Këtyre të PD-së i duket çudi po mos të përdorësh helikopterët për fushatë apo për dëfrim, se ashtu ja kanë valuar vetë” u shpreh ai.

Por megjithëse gjen kohë të gërmojë në të shkuarën në dokumentat e ëikileaks, pastaj të rikthejë dëshminë e Babales dhe të kalojë nga video-klipet e këngëtarëve tek kërkimet e thesarit, Olta Xhaçka nuk jep shpjegime dot një detaj thelbësor: Nëse nuk ishte në Dibër për fushatë, siç thotë Xhemal Gjunkshi, përse ka udhëtuar me helikopter në momentin që tregohet në video? Nëse është e vërtetë që çdo fluturim i helikopterëve është i dokumentuar në mënyrë të pakopromentueshme, atëherë përse nuk sqarohet po kaq me detaje udhëtimi në fjalë, i filmuar në videon që publikoi opozita? Nëse, qëllimet e fluturimeve janë të përcaktuara në ligj, cili ka qenë qëllimi i përdorimit të helikopterit, në momentin që shihet në video?

Përdorimi i burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore nga partia në pushtet është një fenomen i rëndomtë. Kryeministri, ministrat dhe zyrtarët e institucioneve kryesore përdorin stafin, makinat, karburantin, mjetet e zyrave të marrëdhënieve me publikun etj, duke e shndërruar administratën në një makinë elektorale në shërbim të partisë.

Të zakonshme gjatë fushatave janë aktivitetet ku shpërndahen lejet e legalizimit, ku qytetarët në nevojë shndërrohen në figurantë falenderues para kryeministrit dhe ministrave. Gjithsesi, përdorimi i helikopterit si taksi, vendos një standard tjetër të keqpërdorimit të administratës, kur jemi vetëm 5 muaj para zgjedhjeve. Dhe fushata ende nuk ka nisur me të gjithë vrullin e saj. Marrë nga Lapsi.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka me helikopter olta xhacka me helikopter

Sondazh

Poll
Politike 29 Nëntor 2020, 15:59

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka reshtuar kryeministrit të Shqipërisë të gjitha gjyqet e humbura në arbitrazh. Ajo ka ripost...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni