Sport

VIDEO/ E ndjek nga pas! Roja i sigurisë nuk është i sigurtë, i kërkon Cristiano Ronaldos mjet identifikimi për të kaluar

Ronaldo është një nga ata lojtarë që ka lënë shenjë të përjetshme në historinë e futbollit dhe që njihet nga të gjitha brezat
Featured image of article: VIDEO/ E ndjek nga pas! Roja i sigurisë nuk është i sigurtë, i kërkon Cristiano Ronaldos mjet identifikimi për të kaluar Cristiano Ronaldo
Përditësuar:

PORTUGALI-Cristiano Ronaldo është një nga ata lojtarë që ka lënë shenjë të përjetshme në historinë e futbollit dhe që njihet nga të gjitha brezat. Por përjashtim këtu bën roja i sigurimit në stadiumin “Allianz“ të Mynihut, atje ku Portugalia do të luajë ndeshjen e radhës kundër Gjermanisë.

 

Megjithëse Ronaldo nuk ka nevojë për prezantim, punonjësi i qendron shprehjes së njohur ‘kontrollo dhe beso’. Ai shkon nga pas yllit luzitan dhe i kërkon të shohë mjetin e tij të identifikimit për të shuar pasiguritë e tij dhe ta lejojë të kalojë në brendësi të stadiumit për të zhvilluar stërvitjen.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment