Politike

VIDEO/ “E kam të vështirë ta kujtoj”, Ervin Bushati emocionohet para socialistëve, harron emrin e Arben Skënderit

Gjatë fjalës së tij ai i ka harruar emrin kandidatit të për kryetar bashkie në Tiranë, që garonte nën siglën e Bindjes Demokratike, Arben Skënderit.

TIRANË- Ervin Bushati, deputeti i Partisë Socialiste në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë, që është pjesë e procesit të zgjedhjeve të brendshme ka bërë një ‘gafë’.

Gjatë fjalës së tij ai i ka harruar emrin kandidatit të për kryetar bashkie në Tiranë, që garonte nën siglën e Bindjes Demokratike, Arben Skënderit.

Bushati tha se e kishte të vështirë t’i kujtonte emrin, një kandidati që garonte për bashkinë më të madhe në vend.  

Nuk ka garë mes Edi Ramës dhe kushdo që do ketë përballë. Nuk kishte garë në Tiranë ndërmjet një kandidati shumë më të mirë si Erion Veliaj dhe apo kandidatit tjetër që sinqerisht…. ëëëë…. Arbenit, që kam vështirësi t’i kujtoj emrin”, u shpreh Ervin Bushati.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment