Aktualitet

VIDEO E FRIKSHME/ Makina “fluturon” tek Komuna e Parisit, momenti kur përplaset me murin

Por shpejtësia e ka “marrë” në qafë shoferin që “fluturon” në asfalt. Ai humb kontrollin në afërsi të vizave të bardha, por pavarësisht se përpiqet të manovrojë ai përplaset me murin në fund të hekurave ndarëse të trotuarit.
Featured image of article: VIDEO E FRIKSHME/ Makina “fluturon” tek Komuna e Parisit, momenti kur përplaset me murin Momenti i aksidentit

TIRANË– Një aksident i frikshëm është regjistruar, në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar momentin e përplasjes së fortë të një automjeti që ecën me shpejtësi skëterrë rreth orës 03:40 të mëngjesit të sotëm, duke përfituar edhe nga orari kur në kryeqytet nuk ka lëvizje.

Por shpejtësia e ka “marrë” në qafë shoferin që “fluturon” në asfalt. Ai humb kontrollin në afërsi të vizave të bardha, por pavarësisht se përpiqet të manovrojë ai përplaset me murin në fund të hekurave ndarëse të trotuarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga përplasja makina pëson dëme të forta materiale, por nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit. Nga ana e policisë nuk ka pasur reagim me këtë ngjarje, në komunikatat e bëra përgjatë ditës së sotme.

Marrë nga Abcnews.al

Shto Koment