Politike

Video e Dvoranit/ Meta nuk përmbush pritshmëritë? Çim Peka: Shqiptarët prisnin pamje erotike…doli politike

Gazetari Çim Peka ka thënë presidentit se priste një videoskandal për kreun e KED-së, Ardian Dvoranin por jo një video politike. 
Featured image of article: Video e Dvoranit/ Meta nuk përmbush pritshmëritë? Çim Peka: Shqiptarët prisnin pamje erotike…doli politike Ardian Dvorani dhe Ilir Meta

TIRANË– Gazetari Çim Peka ka ftuar në emisionin e tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. 

Teksa bënte “monologun” hyrës për pjesën e dytë pas shkëputjes publicitare, Peka ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj kreut të shtetit. Gazetari i ka thënë presidentit se priste një videoskandal për kreun e KED-së, Ardian Dvoranin por jo një video politike. 

“Zoti President faleminderit që pranuat të ishit i pranishëm në studio. Duke shpresuar që Rakipin ta bindim të mos ik nga Shqipëria dhe emisionin e tij ta mbyll kur do ai dhe jo kur do Edi Rama. Ndjekim videon e presidentit për Ardian Dvoranin, shqiptarët prisnin të ishte video erotike por doli politike,”-u shpreh Peka. 

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka publikuar videon e paralajmëruarku sipas tij kreu i shtetit vërteton sesi u përdor Ardian Dvorani. Video e publikuar nga Meta është një spot shpjegues, përmbledhës ku kreu i shtetit, rendit procedurën dhe shkeljet që sipas tij ka bërë Dvorani.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment