Sport

VIDEO/Dybala-Ronaldo dhe Costa mrekullojnë Juventusin, bardhezinjtë mundin Genoa-n mes spektaklit

Një pjesë e parë e mbyllur pa gola, bardhezinjtë tregojnë gjithë potencialin në pjesën e dytë
Featured image of article: VIDEO/Dybala-Ronaldo dhe Costa mrekullojnë Juventusin, bardhezinjtë mundin Genoa-n mes spektaklit Futbollistët e Juventusit

ITALI-Juventus fiton 3-1 përballë Genoa-s për javën e 29-të të Serie A. Bardhezinjtë konfirmojnë epërsinë në renditje dhe rikthehen edhe një herë katër pikë larg nga Lazio e vendit të dytë. Një pjesë e parë e mbyllur pa gola, bardhezinjtë tregojnë gjithë potencialin në pjesën e dytë. Fillimisht Dybala në minutën e 50’ u argëtua me mbrojtjen kundërshtare duke arritur të çojë topin në rrjetë.

6 minuta më vonë, Ronaldo do të shënonte një super gol duke i dhënë avantazhin e dyfishtë bardhezinjve. Për tu bashkuar me dy golashënuesit e tjerë, Douglas Costa shënoi gjithashtu një perlë në minutën e 73’, për të konfirmuar se kjo ishte nata e supergolave. Ndërkohë për kuqeblutë goli i nderit u realizua nga Pinamonti në minutën e 76.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment