ArgetimShowbizVirale

VIDEO/ “Dy manushaqe në dorën time…”, Portokalli mbyll sezonin, kush është bjondina bukuroshe që i filmoi teksa festonin me këngë?

Nuk mungon as batuta e njërit prej aktorëve: 3 mijë lekë bileta këtu, 3 mijë lekë... për të gjithë klientët e restorantit që kanë parë shfaqje dje falas!

TIRANË– Trupa simpatike e “Portokalli” ka mbyllur edhe për këtë vit sezonin e shfaqjeve të përjavshme në ekranin e Top Channel. Pavarësisht COVID-19, Portokalli ia doli sërish që të ishte pranë shikuesit, në një sezon të ngjeshur dhe plot me batuta.

Për të festuar sezonin e mbyllur e për të nisur zyrtarisht pushimet, aktorët janë mbledhur të gjithë për të festuar, ku spikatin dy drejtuesit Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu. Xhemi dhe Salsano si në ekran edhe në tavolinë nuk i ndahen njëri-tjetrit, ndërsa “operatori” i mbrëmjes është bërë aktorja bukuroshe Albana Perhati.

Perhati e njohur në skenë si “Bukra”, shihet teksa filmon grupin e Portokalli. Ata kanë zgjedhur që edhe në këtë mbrëmje të festojnë duke kënduar këngë tradicionale shqiptare. “Dy manushaqe në dorën time, ja zgjata njërën arbëreshës sime”, dëgjohen aktorët në video.

Nuk mungon as batuta e njërit prej tyre: 3 mijë lekë bileta këtu, 3 mijë lekë… për të gjithë klientët e restorantit që kanë parë shfaqje dje falas!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për më shumë ndiqni pamjet:

(F.g/dosja.al)

Shto Koment