Sport

VIDEO/ Duhej Apolonia që Kukësi të rikthehej te fitorja, Skënderbeu i hap probleme Laçit, Teuta i falet Bregut

Kukësi merr një sukses të rëndësishëm pas 6 ndeshjesh rradhazi pa fitore.Tjetër rezultat i papranueshëm për Laçin, skuadra e Shpëtim Duros barazoi 1-1 me vendin e fundit, Skënderbeun
Featured image of article: VIDEO/ Duhej Apolonia që Kukësi të rikthehej te fitorja, Skënderbeu i hap probleme Laçit, Teuta i falet Bregut Superiore
Përditësuar:

SHQIPËRI– Kukësi merr një sukses të rëndësishëm pas 6 ndeshjesh rradhazi pa fitore. Skuadra verilindore triumfoi 1-3 ndaj Apolonisë në Fier, ku u zhvillua një ndeshje e hapur me raste të shumta në të dyja portat, por që fati ndihmoi më shumë skuadrën mike.Agim Ibrahimi shënoi me 11-metërsh në minutë e 15-të, pas një prekjeje të topit me dorë nga mbrojtja vendëse.

Pavarësisht golit të pësuar, skuadra fierake nuk u dorëzua dhe në minutën e 60-të gjeti golin e barazimit me Smaçin, me një goditje fantastike nga jashtë zonës, e cila përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën, duke e lënë të palëvizur portierin Xhika. Nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë, në minutën e 76-të, Peposhi, i shërbyer nga Leira, shënoi golin e dytë për Kukësin, që pesë minuta më vonë siguroi fitoren 1-3 me finalizimin e Ezesë.

LAÇI-SKËNDERBEU 1-1

Tjetër rezultat i papranueshëm për Laçin, pas humbjes me Apoloninë në Fier. Skuadra e Shpëtim Duros barazoi 1-1 me vendin e fundit, Skënderbeun, duke humbur më shumë terren ndaj grupit të skuadrave kryesuese. Meksi kaloi në epërsi ekipin korçar në fundin e pjesës së parë, por kurbinasit u kthyen në lojë me penalltinë e shndërruar në gol nga Nëabueze në fillim të pjesës së dytë. Edhe pse pati më shumë se 40 minuta lojë në dispozicion për të marrë fitoren, Laçi nuk ia doli të ndëshkonte për herë të dytë Skënderbeun.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

KASTRIOTI-TEUTA 0-1

Teuta fitoi 0-1 në Kamzë ndaj Kastriotit, me golin e mrekullueshëm të Dejvi Bregut në minutën e 72-të nga goditja e lirë.Më herët “Djemtë e Detit” i ishin afruan ndjeshëm golit me Vilën e Kuron, pa harruar dhe rastin e pjesës së parë me Avdylin. Durrsakët janë në vendin e 2-të 9 pikë larg nga Vllaznia kryesuese.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment