Sport

VIDEO/Drita “ndriçon” në Shkup, kampionët e Kosovës mundin Sileksin dhe tani presin Legian e Varshavës

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu fitoi 2-0 dhe në raundin pasardhës do të përballet me skuadrën më të mirë polake, Legia e Varshavës
Featured image of article: VIDEO/Drita “ndriçon” në Shkup, kampionët e Kosovës mundin Sileksin dhe tani presin Legian e Varshavës Drita

SHKUP– Drita e Gjilanit arriti një kualifikim historik në raundin e tretë të Europa League-s, duke eliminuar Sileksin e Maqedonisë së Veriut në sfidën e zhvilluar në kryeqytetin Shkup.Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu fitoi 2-0 dhe në raundin pasardhës do të përballet me skuadrën më të mirë polake, Legia e Varshavës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa me nisjen e të dytës Gërbeshi u dha epërsinë “intelektualëve” nga pika e bardhë e penalltisë. Drita e interpretoi shumë mirë lojën dhe përfitoi edhe nga ndëshkimi me karton të kuq i Grozdanoskit, duke shënuar golin e dytë dhe të sigurisë me një finalizim të bukur të Ardian Limanit.

Drita është skuadra e vetme nga Kosova dhe e treta shqiptare (plus Tirana dhe Shkëndija e Tetovës) që mbetet në garë në kupat e Europës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment