Sport

VIDEO/ Dramë në “Elbasan Arena”, Apolonia i heq fitoren Partizanit nga duart në të 96: Cammarata debuton me pikë

Futbollisti i Apolonisë,Zaimi nuk gaboi nga penalltia dhe kështu barazoi rezultatin duke bërë që Kamarata të debutonte në elitën e futbollit shqiptar me një pikë
Featured image of article: VIDEO/ Dramë në “Elbasan Arena”, Apolonia i heq fitoren Partizanit nga duart në të 96: Cammarata debuton me pikë Apolonia

ELBASAN– Për Partizanin ndeshja kundër Apolonisë duhej fituar me patjetër, kjo jo vetëm për të vazhduar ecurinë pozitive e të kuqëve, por edhe për të mos humbur kontaktet me kreun. Në “Elbasan Arena” takimi i fundit për javën e 13-të përfundoi me shifrat 1-1. Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, Partizani do të gjente avantazhin në minutën e 81-të me anë të Tedi Carës.

Sulmuesi shfrytëzoi mirë indiferencën e prapavijës fierake që nuk largoi siç duhet atë top.Ekipi i Kamaratës nuk u dorëzua dhe sulmoi në minutat e fundit, ndoënse e gjeti barazimin në mënyrë të çuditshme. Pas një goditje nga këndi, topi mbeti në zonë dhe pas disa përplasjesh u devijiua në krahun e Brojës që e kishte ngritur dorën duke kërkuar faull.

Prekje e pavullnetshme por për gjyqtarin Muskaj ishet penallti. Zaimi nga pika e bardhë nuk gaboi dhe kështu barazoi rezultatin duke bërë që Kamarata të debutonte në elitën e futbollit shqiptar me një pikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment