Sport

VIDEO/Dortmundi “tradhëtohet” nga portieri, Bayern i falet Kimmich dhe është pranë titullit kampion

Pritej një ndeshje spektakolare dhe shumë e luftuar, por në fakt nuk ka qene edhe aq e ekuilibruar
Featured image of article: VIDEO/Dortmundi “tradhëtohet” nga portieri, Bayern i falet Kimmich dhe është pranë titullit kampion

GJERMANI-Bayerni i Mynihut praktikisht i ka vënë vulën titullit kampion të radhës duke kaluar pengesën më të vështirë që i kishte mbetur në javët deri në mbyllje të sezonit. Bavarezët kanë mundur në transfertë Borusia Dortmundin me shifrat 1-0 falë golit të Xhoshua Kimish në fundin e pjesës së pare të ndeshjes.

Pritej një ndeshje spektakolare dhe shumë e luftuar, por në fakt nuk ka qene edhe aq e ekuilibruar, pasi Bajern Mynih vendosi diktatin që në minutat e para duke kontrolluar plotësisht lojën. Sulmi i vendasve e kishte të vështirë të gjente hapësira për të rrezikuar, ndërsa nga ana tjetër, Burki u desh të bënte disa ndërhyrje për të shpëtuar portën e tij nga kërcënimet e miqve. Megjithatë, heshtja në stadium u thye nga një gol në fundin e pjesës së parë dhe ata që festuan me meritë ishin miqtë. Kimish realizoi një gol të shkëlqyer me një gjuajtje në hyrje të zonës duke kaluar topin mbi Burkin dhe duke e çuar në rrjetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Pritej reagimi i vendasve por ai ishte shumë i vakët, pa krijuar shumë rrezikshmëri para portës së Nojer, ndërsa nga ana tjetër Levandovski u përpoq në çdo mënyrë që të vazhdonte serinë e golave. Por rrjetat nuk u tundën më dhe Bajerni ia doli të merrte fitoren e radhës dhe të shkëputej tashmë me 7 pikë nga Borusia e cila duhet të dorëzohet në luftën për titullin kampion

Shto Koment