Sport

VIDEO: Dortmundi shkërmoq Kolnin dhe barazon Bayernin, Haaland është përbindësh

Dortmundi me këtë fitore barazon Bayernin me 36 pikë në vend të dytë (duke patur një ndeshje më shumë)
Featured image of article: VIDEO: Dortmundi shkërmoq Kolnin dhe barazon Bayernin, Haaland është përbindësh Haaland, transferimi i bujshëm i Dortmundit në janar

Dortmundi këtë të premte shkatërroi 5-1 Kolnin dhe shkëlqeu me lojën spektakolare. Ra në sy sulmuesi i porsatransferuar te verdhezinjtë, Haaland, i cili shënoi dy gola.

Golin e parë të takimit e shënoi mbrojtësi Guerreiro, ndjekur nga gjermani Marco Reus. Hummels dhuroi një pasim spektakolar në aksionin e golit të bashkëpatriotit të tij.

Pjesa e dytë pati edhe më shumë ritëm. Sancho shënoi golin e tretë në minutën e 48′ dhe ndeshja u bë më e lehtë për verdhezinjtë, të cilët u kënaqën paksa me veten dhe e tepruan me disa aksione. Uth shënoi golin e nderit për Kolnin në të 64′ dhe pas kësaj nisi spektakli personal i norvegjezit Haaland.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Talenti i Dortmundit u aktivizua në të 65′ dhe shënoi dy golat e tij në të 78′ dhe 87′. Në dy ndeshjet e para si borusen, Haaland ka shënuar pesë gola. Dortmundi me këtë fitore barazon Bayernin me 36 pikë në vend të dytë (duke patur një ndeshje më shumë).

M.P. / Dosja.al

Shto Koment