Virale

VIDEO/ Djali rri për qejfin e tij poshtë pallatit, i fluturon pas koke tenxherja me presion…ishte plot me mish

Nga pamjet e filmuara nga një kamera sigurie shihet një djalë i ri teksa qëndron buzë një troturari, i pa shqetësuar. E deri në këto momente situata duket tepër normale, por e pazakonta ndodh më pas.
Featured image of article: VIDEO/ Djali rri për qejfin e tij poshtë pallatit, i fluturon pas koke tenxherja me presion…ishte plot me mish Foto nga videoja

Si qyteti me më shumë banorë në Shqipëri, Tirana është edhe vendi i shumë ngjarjeve të çuditshme, ku protagonistë janë vetë qytetarët.

Një rast sa për të qeshur aq edhe për të qarë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku një qytetar nga Tirana ka dërguar një video tepër të pazakontë.

Nga pamjet e filmuara nga një kamera sigurie shihet një djalë i ri teksa qëndron buzë një troturari, i pa shqetësuar. E deri në këto momente situata duket tepër normale, por e pazakonta ndodh më pas.

Ndodh në Tiranë/ I riu qëndron i pashqetësuar poshtë pallatit, dikush e qëllon me tenxhere presioni on Vidnews.

Pikërisht në atë moment, kur askush nuk e priste, nga pallati pas krahëve të djalit bie një tenxhere me presion. Tenxherja ka rënë nga një lartësi e madhe pasi djali kthehet mbrapa i trembur dhe debaton me personin që e hodhi.

Ishte fati i mirë i të riut i cili ndodhej pak centimetra më tutje vendit ku tenxherja ra, pasi goditja mund ta kishte lënduar seriozisht atë.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ! Me te hedh tjetri tenxheren me presjon. Tenxhere presjon me gjith mish. Flm nëse e postoni!”

Marrë nga JOQ

Shto Koment