Sport

VIDEO/ Djali i Maldinit shënon në miqësoren me Monzën, ish-kapiteni duartroket të birin në tribunë

Në fushë ishte edhe Daniel Maldini, djali i ish-legjendës së Milanit, Paolo Maldini i cili u prezantua në këtë miqësore me gol
Featured image of article: VIDEO/ Djali i Maldinit shënon në miqësoren me Monzën, ish-kapiteni duartroket të birin në tribunë Daniel Maldini

MILANO– Milan ja del të fitojë ndaj Monzës me shifrat 4-1. Në “San Siro” ekipi drejtuar nga Stefano Pioli zhvilloi një miqësore mjaft të mirë ku në fushë u panë blerjet e reja por edhe elementët e rinj. Në fushë ishte edhe Daniel Maldini, djali i ish-legjendës së Milanit, Paolo Maldini i cili u prezantua në këtë miqësore me gol duke i dhënë një sinjal të qartë trajnerit Pioli.

Në prag të ndeshjes me Monzën, Paolo Maldini i cili është në rolin e drejtorit sportiv u shpreh: Djali im? Nuk ka pse të ketë emocione, sepse ka debutuar në Serie A! Të luftojë për vendin”. Paolo Maldini e prezantoi kështu prag miqësoren ndaj Monza.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhe, në fushë, Daniel Maldini, sulmuesi 18 vjeçar, ka realizuar një supergol, pas kombinimit perfekt me Paqueta. Aq sa nga Capello te Massaro, Baresi dhe babai Maldini kanë duartrokitur!

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment