Sport

VIDEO/ Djali i Emirit të Katarit nuk i jep dorën arbitrave femra, ja çfarë nuk u pa në finalen Bayern-Tigres

Gjatë kohës kur po ndaheshin çmimet shihet se tekniku i injoron arbitret femra nga Brazili, madje as nuk ua hedh sytë
Featured image of article: VIDEO/ Djali i Emirit të Katarit nuk i jep dorën arbitrave femra, ja çfarë nuk u pa në finalen Bayern-Tigres Joaan bin Hamad Al Thani

KATAR– Bayern Munich mposhti Tigres 1-0 dhe fitoi Kupën e Botës për Klube që u zhvillua në Katar. Megjithatë lajmin e prodhoi djali i Emirit të Katarit Joaan bin Hamad Al Thani, i cili ka përfunduar në faqet e para të mediave angleze për shkak të veprimeve të tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë kohës kur po ndaheshin çmimet shihet se tekniku i injoron arbitret femra nga Brazili, madje as nuk ua hedh sytë. Joaan bin Hamad Al Thani takon me grusht të gjithë gjyqtarët e tjerë, ndërsa me ato femra as nuk reagon fare. Në disa kultura muslimane besohet se Islami nuk e lejon kontaktin fizik me një person të seksit të kundërt

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment