Virale

ME VIDEO: Kujdes nga COVID-19, po palestra s’lihet pas! Djali i Vangjush Dakos i vendosur, bëhet gati për plazh, stërvitet edhe gjatë pandemisë

Klienti që nuk ka ndalur palestrën është djali Vangjush Dakos, Xhulio Dako.
Featured image of article: ME VIDEO: Kujdes nga COVID-19, po palestra s’lihet pas! Djali i Vangjush Dakos i vendosur, bëhet gati për plazh, stërvitet edhe gjatë pandemisë Xhulio Dako

DURRËS- Shqipëria vijon të jetë në luftë me COVID-19 dhe shumë aktivitet vijojnë për më shumë se 2 muaj që të qëndrojnë të mbyllura. Një ndër aktivitetet që nuk lejohet të hapet është dhe palestra.

Por duket se palestrat nuk qëndrojnë mbyllur për të gjithë. “Andy gym” që ndodhet në qytetin e Durrësit ka publikuar sot një video teksa shihen klientë të saj që vijojnë të stërviten si normalisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klienti që nuk ka ndalur palestrën është djali Vangjush Dakos, Xhulio Dako. Siç shihet dhe në video, Xhulio Dako vijon i qetë stërvitjen në palestër dhe nuk do t’ia di për masat kundër COVID-19.

(K.M. Dosja.al)

Shto Koment