Sport

VIDEO / Dinamo mundet nga Vora, Egnatia nuk ka rivalë…

Pas javës së 14-të, matjanët e Burrelit kryesojnë në grupin A me 28 pikë, dy më tepër se blutë e kryeqytetit. Ndërkohë, në grupin B skuadra rrogozhinase e Egnatias, duket e pandalshme...
Featured image of article: VIDEO / Dinamo mundet nga Vora, Egnatia nuk ka rivalë…
Përditësuar:

TIRANE – Janë zhvilluar pesë ndeshje të Kategorisë së Parë, dy në grupin A dhe tri në grupin B. Ajo që ra në sy, ishte humbja 1-0 e skuadrës së Dinamos, e cila tashmë ka lëshuar edhe kreun e renditjes në grupin A. Pas javës së 14-të, matjanët e Burrelit kryesojnë grupin me 28 pikë, dy më tepër se blutë e kryeqytetit.

Ndërkohë, në grupin B skuadra rrogozhinase e Egnatias, duket e pandalshme. Djemtë e trajnerit Magani kanë mposhtur me lehtësi 4-1 skuadrën e Turbinës, edhe pse cërrikasit përkohësisht barazuan në 1-1. Pjesa e dytë foli tërësisht për rrogozhinasit, që shënuan edhe tre gola të tjerë.

Të pamëshirshëm u treguan edhe beratasit e Tomorit, të cilët fituan 4-0 ndaj vlonjatëve të Flamurtarit, duke u ngjitur në vendin e dytë në grupin B, edhe pse me 8 pikë më pak se Egnatia. Liqenoret e Pogradecit fituan 2-1 në transfertë ndaj Elbasanit, duke parakaluar me një pikë Besën e Kavajës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ja dhe rezultatet teknike të ndeshjeve të javës së 14-të në Kategorinë e Parë:
GRUPI A
Vora-Dinamo 1-0 (Tavani 88’)
Veleçiku-Oriku 1-0 (Bega 31’ (p)

GRUPI B
Elbasani-Pogradeci 1-2 (Balduino 29’ / Dragoi 10’, Dushaj 62’)
Tomori-Flamurtari 4-0 (Canka 35’, 65’, Pepa 40’, Oshafi 72’)
Egnatia-Turbina 4-1 (Magani 28’, 53’, Shtubina 45’, Shyti 59’ / Jaupaj 38’)

B.T (Dosja.al)

Shto Koment