Sport

VIDEO / Dhuna gjakos parketin e volejbollit

Superliga e volejbollit është përlyer me gjak në Kosovë. Ndeshja ndërmjet Ulpianës dhe Skënderbeut është ndërprerë turpërisht, pasi parketi u shndërrua në arenë boksi.
Featured image of article: VIDEO / Dhuna gjakos parketin e volejbollit
Përditësuar:

KOSOVE – Është rikthyer dhuna në sportin kosovar. Ndeshja e Superligës B të volejbollit kosovar, për fazën e tretë, mes Ulpianës dhe Skënderbeut, është shndërruar në arenë boksi në mes të të dyja palëve.

“Gazeta Express” ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive nga përleshja që kishte ndodhur në këtë takim. Situata doli jashtë kontrollit, kur Ulpiana e barazoi rezultatin në 2-2 me sete. Më pas, gjithçka që ndodhi s’ka lidhje me sport.

Skena të turpshme u panë në palestrën “Better Life” në Lipjan, ku pati përleshje, gjakosje dhe ndërhyrje kirurgjike, si rezultat i lëndimeve trupore. Në bazë të këtyre videove shihet kapiteni i skuadrës së Skënderbeut, Astrit Shala, i cili afrohet te pankina e Ulpianës dhe me këtë rast filloi kaosi në parket.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga kjo përleshje, më i lënduari mbeti lojtari i Ulpianës, Leutrim Buzuku, i cili u detyrua të shkonte edhe në urgjencë, kurse më vonë iu desh t’i nënshtrohej edhe ndërhyrjes kirurgjike për shkak të frakturës së pësuar në trup.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment