Sport

VIDEO/ Dhomat e zhveshjes kthehen në festë për lituanezët, skuadra hoqi “mallkimin” me Shqipërinë, katër vite pa fituar në një ndeshje zyrtare

Kundërshtari i fundit ndaj të cilit lituanezët kishin fituar ishte Malta në vitin 2016. Padyshim që një sukses i tillë ka gëzuar futbollistët, të cilët nuk e prisnin një triumf të tillë
Featured image of article: VIDEO/ Dhomat e zhveshjes kthehen në festë për lituanezët, skuadra hoqi “mallkimin” me Shqipërinë, katër vite pa fituar në një ndeshje zyrtare Shqipëri-Lituani

TIRANË– Lituania arriti të marrë një fitore mbremjen e djeshme ndaj Shqipërisë me rezultatin 0-1, falë golit të Kazlauskas në minutën e 50. Kjo ishte fitorja e parë në një ndeshje zyrtare e tyre që nga viti 2016, kur mundnin Maltën në eliminatoret e kampionatit europian me shifrat 2-0.

 

Ndërkohë, sa i përket kundërshtarëve, duket se ata gjetën përballë kundërshtarin e duhur për të hequr “mallkimin” pasi kishin katër vite pa fituar. Kundërshtari i fundit ndaj të cilit lituanezët kishin fituar ishte Malta në vitin 2016. Padyshim që një sukses i tillë ka gëzuar futbollistët, të cilët nuk e prisnin një triumf të tillë,ndërsa në dhomat e zhveshjes, lojtarët së bashku me stafin festuan këtë fitore që për ta vlen shumë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment