Sport

VIDEO/Derbi i Beogradit “djeg” koronavirusin, 25 mijë tifozë në ndeshjen mes Partizan Beograd-Crvena Zvezda

Sa për kronikë, derbi i Beogradit u fitua nga Partizani me gol të Natchos e për rrjedhojë bardhezinjtë u kualifikuan në finale, ku do të përballen me Vojvodinën
Featured image of article: VIDEO/Derbi i Beogradit “djeg” koronavirusin, 25 mijë tifozë në ndeshjen mes Partizan Beograd-Crvena Zvezda Partizani i Beogradit

BEOGRAD-E pabesueshme ajo që ndodhi në derbin e Beogradit, Partizan-Crvena Zvezda, e vlefshme për Kupën e Serbisë. Plot 25 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin e Partizanit, për të ndjekur këtë duel nga më të zjarrtët në botë, duke anashkaluar krejtësisht COVID-19.

Banderola, mjete piroteknike, policë më skafandra… Koronavirusi duket se i përket një epoke tjetër. Sa për kronikë, derbi i Beogradit u fitua nga Partizani me gol të Natchos e për rrjedhojë bardhezinjtë u kualifikuan në finale, ku do të përballen me Vojvodinën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment