Sport

VIDEO/ Derbi i bën dëm Juventusit, Torino e bllokon dhe dërgon rivalët në vendin e katërt

Një barazim që e çon Juventusin në kuotën e 55 pikëve në vendin e 5-të.Ndërkohë që Torino duhet të luftojë fort për të qëndruar në Serie A.
Featured image of article: VIDEO/ Derbi i bën dëm Juventusit, Torino e bllokon dhe dërgon rivalët në vendin e katërt Torino
Përditësuar:

ITALI– Është mbyllur në barazim 2-2 derbi mes Torino-s dhe Juventus-it, i vlefshëm për javën e 29-të të Serisë A. Një takim që nisi mirë për bardhezinjtë kur vetëm në minutën e 13-të Chiesa do të kalonte në avantazh Juventusin. U mendua se sfida do të ishte e lehtë tashmë për bardhezinjtë, por nuk rezultoi kështu. Sanabria në të 27-tën do të barazonte shifrat.

Ndërkohë që në pjesën e dytën Torino do të kalonte në avantazh sërish me Sanabrain. Kur dukej se Torino do të merrte tri pikët, Zonja ka arritur të gjejë golin e barazimit me Cristiano Ronaldo-n në minutën e 81-të. Një gol që është anuluar fillimisht nga arbitri për pozicion jashtë loje, por që është konfirmuar nga VAR.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Një barazim që e çon Juventusin në kuotën e 55 pikëve në vendin e 5-të.Ndërkohë që Torino duhet të luftojë fort për të qëndruar në Serie A.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment