
TIRANË- Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka bërë një denoncim për Kryeministrin Rama. Në një video-mesazhi, Teliti ka treguar zhvatjen që po i bën Rama qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti. Sipas tij kreu i qeverisë paratë e rindërtimit ua jep njerëzve pranë tij duke shtuar se vetëm kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit i ka dhënë 37 milionë dollarë.
Në video thuhet se ‘Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli i ka dhënë rreth 37 milion dollarë punime tenderash për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, një bashkimi shoqërish të drejtuara nga kompania “Kevin Construction”, themeluar nga Safet Gjici.
Ndërkohë krahas videos Teliti shkruan se: ‘Ramës i intereson thjesht dhe vetëm Rama. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët.’
(A.K.dosja.al)