Sport

VIDEO/ Dëmtim horror, Elseid Hysaj lë fushën e lojës me barelë

Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, pasi u ngrit në ajër për të kapur topin është rrëzuar keq, pasi e gjithë pesha e trupit të tij ka shkuar tek qafa.
Featured image of article: VIDEO/ Dëmtim horror, Elseid Hysaj lë fushën e lojës me barelë Elseid Hysaj duke u rrëzuar

ITALI– Elseid Hysaj, Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim horror në sfidën e sotme ndaj Torinos, teksa është detyruar të lërë fushën e lojës me barelë në minutën e 35-të të pjesës së parë.

Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, pasi u ngrit në ajër për të kapur topin është rrëzuar keq, pasi e gjithë pesha e trupit të tij ka shkuar tek qafa.

Hysaj pas rrëzimit nuk mundi të ngrihej dot më dhe transportimi jashtë fushës është bërë me barelë.

Nuk dihet ende gjendja e lojtarit, por nga duket nga mënyra e dëmtimit do ti duhet që qëndrojë disa javë jashtë fushave të blerta. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment