Sport

VIDEO/ “Dardanët” i prishin gjumin lojtarëve të Greqisë, “surprizë” pranë hotelit ku akomodohen grekët

Tifozët dardan kanë menduar një surprizë të pakëndshme për lojtarët grekë duke i lënë pa gjumë me fishekzjarret e shpërthyera në orët e vona të mbrëmjes

Mirmëngjesi të gjithëve, përpos ekipës së greqis që jan zgjuar shumë më herët.HAJDE KOSOVA, SONTE PËR FITORE 🇽🇰💙

Gepostet von Dardanët am Sonntag, 6. September 2020

KOSOVË-Kosova do të përballet në mbrëmje ndaj Greqisë në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Tifozët dardan kanë menduar një surprizë të pakëndshme për lojtarët grekë duke i lënë pa gjumë me fishekzjarret e shpërthyera në orët e vona të mbrëmjes.

Pikërisht të njëjtën gjë të cilën pak ditë më parë e bënë tifozët e Tiranës. Bardheblutë kishin përgatitur një metodë identike për Crevena Zvezdën në takimin që ishte i vlefshëm për turin e dytë të Champions League.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment