Aktualitet

VIDEO/ “Dako është vrasës”, Ndocaj nuk përmbahet për ish-kryebashkiakun: Po shemb pallatet sa më shpejt që të humbin provat

Bashkë me Dakon, Ndocaj kërkoi që edhe Rama të shkojë para drejtësisë për pallatet e dëmtuara në Tiranë. Ai deklaroi se këto banesa janë ndërtuar në kohën kur Rama ka qenë kryetar bashkie.
Featured image of article: VIDEO/ “Dako është vrasës”, Ndocaj nuk përmbahet për ish-kryebashkiakun: Po shemb pallatet sa më shpejt që të humbin provat Eduart Ndocaj

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i ADK, Eduart Ndocaj e quajti ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, vrasës të banorëve që humbën jetën ditën e tërmetit. Duke folur në studion e “FaxNews”, Ndocaj deklaroi se Dako duhet të mbajë përgjegjësi penale për viktimat e 26 Nëntorit sepse sipas tij, ai ka patur në dorë të gjitha lejet e dhëna për ndërtim në Durrës.

Bashkë me Dakon, Ndocaj kërkoi që edhe Rama të shkojë para drejtësisë për pallatet e dëmtuara në Tiranë. Ai deklaroi se këto banesa janë ndërtuar në kohën kur Rama ka qenë kryetar bashkie.

“Ligjet ekzistojnë, por ne kemi problem kryesor se ne nuk kemi kontroll, nuk kemi ndërtues. Ata janë të paaftë dhe të korruptuar. Ish-kryetari i bashkisë në Durrës ka 12 vjet që jep leje, ai jepte certifikatat e pronësisë, ai blinte, ai jepte hekur. Pra ishte mbreti. Por ai duhet të jetë para drejtësisë. Tani ai është vrasës, ai është një ndër njerëzit kyç dhe po mundohen të shemben pallatet sa më shpejt që të humbin edhe provat.

Kemi edhe një Don Kishot që duhet të ishte para drejtësisë sepse të gjitha lejet në Tiranë i ka dhënë ky zotëria kur ishte kryetar bashkie sepse kemi pallate të prishuara dhe në Tiranë. Zoti kryeminsitër bashkë me zotin Dako duhet të ishin para drejtësisë. Jo të dalë të bëjë shou, të tallet. Ai del dhe thotë mos na sillni ndihma, por lekë kesh. Ai del 24 orë live nëpër media”, tha Eduart Ndocaj.

Ai nuk la pa komentuar as problemet që hasen sot në sektorin e ndërtimit, gjë që ndikon më pas në sigurinë e njerëzve. Sipas Ndocajt, sot ndërtimi përdoret për të pastruar para të pista nga njerëzit e krimit.

“Inxhinierët janë të korruptuar që japin firmën e tyre pa problem. Këta duhet të ishin të gjithë para drejtësisë. Vrasës nuk je nëse vret me pistoletë, vrasës quhesh edhe kur ceritifikon një objekt me problem. Quhesh vrasës me paramendim. Në këtë rast emri i vrasësit është kryetari i bashkisë, inhinieri, arkitekti. Ata ose korruptohen, ose janë njerëz që kanë blerë diplomat.

Pjesa më e madhe e ndërtimit sot janë njerëz të krimit të organizuar që pastrojnë para. Kosto e ndërtimit ka kushte. Duhet ndërtuar me materiale të duhura dhe me certifikime të duhura. Nuk mund të jetë nën 500-600 euro kosto e ndërtimit, ndërsa këtu është 300 euro. Dhe më pas shqiptarëve u jepet një certifikatë vdekjeje për të jetuar në një shtëpi dhe i qajmë njerëzit siç po bëjmë sot”, u shpreh Eduart Ndocaj gjatë intervistës për “FaxNews”.

Teksa falenderoi të gjitha shtetet që dhanë ndihma për shqiptarët, ai shtoi se vetë ka ofruar 10 apartamente në Lezhë për strehimin e banorëve të dëmtuar.

Marrë nga Faxweb

(f.m/dosja.al)

Shto Koment