
GJERMANI– Aktualisht është duke u zhvilluar raundi i 1/16-tave të Kupës së Gjermanisë mes Holstien Kiel dhe Bayern Munich. 90 minutëshi ka përfunduar me shifrat 2-2, një rezultat surprizë. Fillimisht takimi nisi mirë për bavarezët në minutën e 14-të,ndërsa Bartels për ekipin modest barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë, pikërisht kur po kronometrohej minuta e 48-të Sane kaloi në avantazh skuadrën bavareze, ndërsa kur gjithçka u duk se ekipi i Hansi Flick e kishte suksesin e garantuar, Wahl për ekipin e Holstein Kiel barazoi shifrat në 2-2 vetëm në frymën e fundit,ndërsa tani dy skuadrat do luajnë shtesën.
E.Ç (Dosja.al)