Sport

VIDEO/ Çfarë pjese e parë për Shqipërinë, Rey Manaj shënon golin e tretë

Një “finale” që vlen plot 1.1 milionë euro për kuqezinjtë e Edi Rejës, që do të kërkojnë me çdo kush fitoren, pasi çdo rezultat tjetër nuk do i bënte punë.Në minutën e 19-të zhbllokohet sfida.
Featured image of article: VIDEO/ Çfarë pjese e parë për Shqipërinë, Rey Manaj shënon golin e tretë Shqiperia

TIRANË-Ka startuar në “Air Albania” sfida më e rëndësishme e grupit ajo mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Një “finale” që vlen plot 1.1 milionë euro për kuqezinjtë e Edi Rejës, që do të kërkojnë me çdo kush fitoren, pasi çdo rezultat tjetër nuk do i bënte punë.Në minutën e 19-të zhbllokohet sfida.

Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë. Pas një harkimi të Memollës nga e majta, bomberi kuqezi nuk fal me kokë duke tundur rrjetën. Në minutën e 29-të ishte po sulmuesi që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, fituar nga Rey Manaj.

Në minutën e 35-të miqtë ngushtojnë diferencën me Skavish, i cili përfiton nga një gabim në mbrojtje i Ismajlit, duke mposhtur Berishën. Një gol i shënuar nga hiçi që fut sërish në lojë bjellorusët. Vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë Rey Manaj shënon golin e tretë.Finalizim mjaft i bukur i lushnjarit pas asistit të Gjasulës, teksa nuk fal brenda zonës, ku me një gjuajte potente, e dërgon topin në rrjetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment