
ANGLI– Ish-futbollisti i Nantes, Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson humbën jetën më 21 janar të vitit 2019 kur ishin duke udhëtuar me avion drejt Cardifit nga qyteti francez Nantes. Tani midis dy klubeve ka nisur një beteje ligjore, pasi ekipi francez pretendon 15 milionë paund nga shitja e lojtarit, por ekipi anglez nuk ka ndërmend të paguajë asnjë qindarkë. Kjo mosmarrëveshje i ka dërguar të dy skuadrat në gjyqin e CAS, ndonëse FIFA u shpreh qartë se Sala ishte lojtari Cardiff dhe uellsianët duhet të paguajnë.
Gjithë debait të ngritur duket se i ka dhënë fund një video e publikuar së fundmi. Sala duket së bashku me Scott Dommett, një menaxher i regjistrimit të lojtarëve të FA të Uellsit. Në video shihet Dommett duke i treguar Sala se ku duhet të nënshkruaj në tre fletë të cilat mendohen se janë një pjesë e kontratës.
VİDEO | Uçak kazasında hayatını kaybeden Emiliano Sala’nın imza attığı görüntüler ortaya çıktı
https://t.co/95sVrBW7XI pic.twitter.com/VespSezCBF
— Independent Turkish (@TurkishIndy) May 28, 2020
Por as kjo nuk i ka bindur drejtuesit e Cardiff të cilët pretendojnë se kontratën e vërtetë Sala do e firmoste në Uells. Kjo për faktin se Cardiff nuk kishte rënë plotësisht dakord për kushtet e pagesës së lojtarit dhe shërbimeve të tjera. Nga ana e klubit të Nantes kjo video nuk është komentuar duke i lënë fjalën e fundit gjyqit në CAS. Sipas raportimeve, videoja është xhiruar tre ditë përpara seSala të udhëtonte drejt Cardiff, në një destinacion që nuk mbërriti kurrë
E.Ç (Dosja.al)