
TIRANË– Partizani rikthehet te fitorja pas 4 ndeshjesh rradhazi pa fituar dhe shënuar. Në stadiumin “Selman Stërmasi” të kuqtë fitojnë me shifrat 2-0 përballë Kastriotit dhe momentalisht janë në vendin e dytë në pritje të rezultatit Kukësi-Tirana që do të luhet në orën 16:45.
Partizani vazhdon të ketë probleme e kjo u pa e në takimin ndaj krutanëve, goli i avantazhit do të vinte në minutën e 86-të me anë të Carës, ndërsa një penallti të fituar dhe realizuar nga Jasir Asani në minutën e 94-t. Me këtë fitore Partizani u ngjit në kuotën e 16 pikëve.
E.Ç (Dosja.al)